
Maccaferri Balkans

Adresa: Autostrada DR-TR, KM 6, SH2, Xhafzotaj-Shijak, Durrës, Albania
kompanise
Përshkrimi
Maccaferri Balkans është një degë e Maccaferri Group, një kompani globale e themeluar në vitin 1879 në Bolonja, Itali. Me mbi një shekull përvojë, Maccaferri është bërë një lider në tregjet e inxhinierisë civile, gjeoteknike dhe mjedisore. Ekipi i tyre përbëhet nga profesionistë ekspertë në fushën e projektimit dhe zhvillimit të zgjidhjeve të avancuara.
Dega në Shqipëri u themelua në vitin 2009. Maccaferri Balkans është e specializuar në prodhimin dhe tregtimin e produkteve me përdredhje të dyfishtë, si gabiona, materase dhe rrjeta, si dhe rrjeta në formë unazore. Gjithashtu, kompania merret me tregtimin e produkteve gjeosintetike të përdorura për kontrollin e erozionit, stabilizimin e terrenit dhe mbrojtjen nga rënia e gurëve. Zgjidhjet e saj aplikohen në projekte infrastrukturore si rrugë, hekurudha, lumenj, kanale, landfilla, mbrojtje bregdetare dhe ndërtim civil në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Përveç kësaj, kompania importon dhe eksporton produkte me natyrë gjeoteknike.
Në vitin 2022, Maccaferri Balkans ka trefishuar kapacitetet e saj të prodhimit, duke u bërë një qendër kryesore në rajon. Fabrika e re është më e madhja në Evropë për prodhimin e produkteve me përdredhje të dyfishtë, e pajisur me teknologji bashkëkohore dhe produkte të certifikuara me standardet CE dhe ISO 9001. Kjo e konsolidon Maccaferri Balkans si ofruesin kryesor ndërkombëtar për zgjidhje të avancuara në inxhinierinë civile, gjeoteknike dhe mjedisore.
Çfarë ofron
Maccaferri Balkans shpk ofron një gamë të gjerë materialesh me bazë metalike për infrastrukturën rrugore.
Produkte me përdredhje të dyfishtë dhe struktura mbrojtëse:
1- Gabiona (kosha gabion) – Disponohen në të gjitha dimensionet, me gjatësi nga 1 deri në 4 m dhe lartësi 0.5 m & 1 m, me cilësi të veshjes së telit Zink class A/ Galmac (ZnAL5%) class A/ Galmac + Polimac
2- Materase Reno – Të përshtatshme për veshje lumore, me përmasa Gjatësi 3÷6 m/ Gjerësi 2÷3 m/ Lartësi 0.17 m / 0.23 m / 0.3 m
dhe me cilësi të veshjes së telit Zink class A/ Galmac (ZnAL5%) class A/ Galmac + Polimac
3- Renomac dhe Cubimac – Produkte speciale të parambushura për aplikime nën ujë.
4- Gabiona në formë thesi – Përdoren për mbrojtjen e brigjeve lumore nga erozioni.
5- Terramesh System – Strukturë e tokës së përforcuar me fasadë guri.
6- Green Terramesh – Strukturë e tokës së përforcuar me fasadë të gjelbër.
7- Rrjeta me përdredhje të dyfishtë – Për mbrojtjen e skarpatave nga rënia e gurëve, me cilësi të veshjes së telit Zink class A/ Galmac (ZnAL5%) class A/ Galmac + Polimac
8- Steel Grid – Gjeokompozit çeliku me rezistencë të lartë për mbrojtjen e skarpatave nga rënia e gurëve.
9- Ring Net – Rrjeta me unaza për mbrojtjen e skarpatave nga rënia e gurëve.
Produkte gjeoteknike të importuara dhe eksportuara:
1- Gjeogride monoaksiale dhe biaksiale – Për përforcimin e bazës dhe strukturave rrugore, duke përfshirë Strip bonded geogrids/ Woven high tenacity polyester geogrid/ Polypropylene geogrids
2- Gjeogride për përforcim asfalti – Geogrids & geocomposites për përforcimin e asfaltit.
3- Gjeotekstile të paendura – Needlepunched & thermocalendered nonwoven geotextiles me peshë nga 100 deri në 1500 g/m², për aplikime në infrastrukturën rrugore, landfille etj.
4- Gjeotekstile të endura – Për aplikime të ndryshme inxhinierike.
5- MACMAT Geomat – Material për mbrojtjen ndaj erozionit të skarpatave –
6- Materiale drenazhuese – (MACDRAIN - drainage composite) për aplikime në Infrastrukturë rrugore, Ndërtim, Landfille, Agrobiznes, Fusha sportive, Miniera
7- Rockfall Barriers – Barriera për mbrojtjen e skarpatave nga rënia e gurëve, me kapacitet nga 100 deri në 9000 kJ.
8- MacArmour – Gjeokompozit çeliku me rezistencë të lartë biaksiale për mbrojtjen e skarpatave nga rënia e gurëve.
9- HEA Panel & LEA Panel –
High Energy Absorption (HEA) cable panels
Low Energy Absorption (LEA) rockfall protection panels
10- Ankorime – Self drilling anchors & continuous threaded bars.
11- DEFENCELL MAC – Produkt me rezistencë të lartë për aplikime ushtarake në mbrojtjen dhe sigurinë e trupave.
12- FlexMac DT – Produkt për raste emergjencash civile, si përmbytje dhe rrëshqitje.
13- Fibra çeliku – Për ndërtimin e dyshemeve industriale prej betoni të armuar dhe pareteve të tuneleve.
14- Gabiona me panele të elektrosalduar
Shërbime

Aplikime siperfaqesore te tokes

Argjinatura per renien e shkembinjve

Barrierat e sigurise dhe ndaj zhurmave

Drenazhimi i nenbazes dhe siperfaqes se asfaltuar

Drenazhimi planar dhe horizontal

Fiksimi i dherave

Gabione per fasada guri

Gabione rrjete teli celiku te endur

Gabionet per mbrojtjen nga guret dherat

Gardhe & tela celiku te galvanizuar

Green Terramesh rrjeta per zhvillimin e bujqesise

Hidroizolimi i rezervuareve, riqeneve dhe kanaleve

Kalatat, kembet e urave dhe bankinat

Kontroll erozioni

Fibra sintetike per tunele, dysheme industriale

Mbrojtja bregdetare, strukturat detare dhe mbrojtja e tubacioneve

Mbrojtja nga shkarja e shkembinjve & barrierat e debores

Mbrojtje gjatesore

Mbrojtje te skarpateve

Mure mbajtese dhe perforcim i dherave

Mure mbajtese per dhera

Mure perforcues te dherave me fasade shkembore

Ndertimi mbi tokat e buta

Perforcim i mureve dhe perforcimi i skarpateve

Perforcim i themeleve, bazal, ndertimi mbi zbrazeti
Perforcime tunelesh

Perforcimi bazal

Perforcimi i bazes, argjinaturat me pilota

Perforcimi i siperfaqeve dhe mbeshtetja

Punime drenazhi vertikale

Rindertimi i dunave

Shtrimi me beton, prifabrikate dhe perdorime te tjera

Stabilizimi i dherave & shtrimeve

Terramesh

Tirante dhe spirale
Punë të kryera













Mbrojtje nga guret, Shengjin

Rruga Delvine Kardhiq Loti 6

Vendosje e rrjetave mbrojtese per guret, Librazhd

Autostrada Kosove - Reinforced Soil Walls and Slope Reinforcement

Autostrada Rreshen Kalimash - Slope Protection

Autostrada Tirane - Elbasan

Liqeni i Komanit - Debris Flow Barrier 200 KJ

Rruga Korce - Erseke, Loti 2, Faza 1 - Terramesh Retaining

Rruga Gjirokaster Tepelene - Hydraulic Protection RSW
Partnere



















Certifikime
EN ISO 9001: 2015 EN ISO 14001 : 2015 ISO 45001 : 2018